Në vitet e fundit, tregtia online në Shqipëri ka njohur rritje të ndjeshme. Shumë individë dhe biznese kanë filluar të shesin produkte apo shërbime përmes Instagram-it, Facebook-ut, faqeve web apo platformave të ndryshme digjitale.
Ky zhvillim ka sjellë një realitet të ri ekonomik, ku aktiviteti online konsiderohet pjesë e ekonomisë formale dhe i nënshtrohet legjislacionit tatimor në fuqi.
Çfarë konsiderohet biznes online?
Biznes online (e-commerce) është çdo aktivitet ekonomik që realizohet përmes internetit, ku përfshihen:
- shitja e produkteve përmes rrjeteve sociale ose faqeve web
- ofrimi i shërbimeve digjitale
- pranimi i porosive dhe pagesave online
- shpërndarja e produkteve me postë ose korrier
Në thelb, mënyra e komunikimit është online, por aktiviteti mbetet ekonomik dhe i tatueshëm.
A kërkohet regjistrim i biznesit për shitjet online?
Po. Sipas legjislacionit në fuqi, çdo aktivitet ekonomik i vazhdueshëm duhet të regjistrohet pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) përmes portalit e-Albania.
Pas regjistrimit, subjekti pajiset me:
- NIPT (NUIS) unik
- emrin tregtar
- të dhënat e aktivitetit dhe selisë
Ky regjistrim është hapi bazë për ushtrimin e aktivitetit në mënyrë të rregullt ligjore.
Cilat janë detyrimet tatimore të biznesit online?
Bizneset që operojnë nëpërmjet internetit janë subjekt i të njëjtave detyrime tatimore si çdo biznes tjetër.
1. Tatimi mbi të ardhurat
Sipas ligjit nr. 29/2023, subjektet tatimpaguese paguajnë:
- tatim mbi të ardhurat personale (personat fizikë)
- tatim mbi fitimin (entitetet)
- tatim në burim për pagesa ndaj palëve të treta
2. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH)
Sipas ligjit nr. 92/2014, regjistrimi në TVSH bëhet kur:
- qarkullimi vjetor kalon pragun e përcaktuar ligjor (10 milionë lekë),
- kryhen importe pavarësisht xhiros,
- ose kur subjekti zgjedh regjistrimin vullnetarisht
3. Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore
Subjektet kanë detyrimin:
- të deklarojnë veten dhe punonjësit në listpagesë mujore
- të llogarisin dhe paguajnë kontributet brenda afateve ligjore
4. Fiskalizimi
Sipas ligjit nr. 87/2019, çdo biznes duhet të:
- lëshojë fatura elektronike për shitjet
- regjistrojë transaksionet përmes sistemit të fiskalizimit
- pranojë faturat e blerjeve në mënyrë të rregullt
5. Taksat vendore
Pas regjistrimit të aktivitetit, lindin edhe detyrime ndaj bashkisë përkatëse, sipas ligjit për taksat vendore.
Pse është e rëndësishme formalizimi i biznesit online?
Formalizimi nuk është vetëm një detyrim ligjor, por edhe një element i rëndësishëm për zhvillimin e biznesit.
Një biznes i regjistruar:
- rrit besueshmërinë tek klientët
- mund të bashkëpunojë me kompani të tjera
- operon pa risk ligjor apo penalitete
- ka mundësi zhvillimi më të qëndrueshme
Tregtia online është një mundësi e madhe zhvillimi në Shqipëri, por kërkon menaxhim korrekt ligjor dhe tatimor.
Për këtë arsye, çdo subjekt që ushtron aktivitet online duhet të sigurohet që është i regjistruar dhe i strukturuar sipas legjislacionit në fuqi.
Për çdo rast specifik, rekomandohet konsultimi me specialistë të kontabilitetit dhe ndjekja e përditësimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Kontabilisti.eu ofron shërbime për:
- regjistrim biznesi online
- këshillim tatimor për e-commerce
- fiskalizim dhe deklarime periodike
- menaxhim kontabël për biznese digjitale
Kontakto tani per te marre nje konsulte falas. Pyetjet tua jane nje mesazh larg.